LSM: Punëdhënësit ta plotësojnë obligimin dhe të paguajnë K-15

Shkup, 30 shtator 2020 (MIA) – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) i përkujton  punëdhënësit se deri në fund të vitit duhet ta plotësojnë obligimin ligjor  dhe punëtorëve t’u paguajnë K-15-të.

“Pagesa e regreit  për pushim vjetor është rregulluar me marrëveshjet kolektive, ndërsa marrëveshjet kolektive sipas Kushtetutës së shtetit kanë vlerë juridike të barabartë sikur edhe ligjet. Vlera e  marrëveshjeve kolektive nuk mund të pezullohet  nga ana e organeve shtetërore. LSM si  sindikatë e vetme përfaqësuese në shtet  pret që punëdhënësit  ta plotësojnë  këtë obligim  siç është konfirmuar në marrëveshjet kolektive”, citohet në kumtesën e sotme të LOE-së.

Punëtorëve të cilëve nuk do t’u paguhet regresi për pushim vjetor, mund të kërkojnë intervenim nga LOE dhe nga Inspektorati shtetëror i punës ose të ngritin  procedurë gjyqësore për mbrojtje të të drejtave të tyre.

Punëtorëve   të cilëve nuk do t’u paguajnë regres për pushim vjetor ose do të kërkojnë nga punëdhënësit t’i kthejnë mjetet e paguara, është parashikuar dënim me burg deri në një vjet.

Regresi për pushim vjetor paguhet  njëherë gjatë vitit. Sipas nenit 35 të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat nga fusha e ekonomisë, regresi për pushim vjetor paguhet  në vlerë prej së paku 40 për qind nga baza e rrogës, nën kusht që punëtori të ketë punuar së paku  gjashtë muaj në  vitin kalendarik te punëdhënësi i njëjtë. Baza për llogaritjen  e kompensimeve  të punëtorëve paraqet  neto pagë mujore mesatare për punëtor të paguar  në tre muajt e fudit. Me marrëveshjen kolektive  në nivel të veprimtarisë ose marrëveshjes kolektive në nivel të punëdhënësit mund të konfirmohet regres për pushim vjetor në vlerë më të madhe  nga vlera e konfirmuar me këtë marrëveshje kolektive. sa/

Ngjarja paraprake

U transferua në Katar këtë vit, Juventusi shkeli rregullat e OKB-së me koreanoveriorin Han!

Ngjarja e ardhëshme

Një pjesë e Gjermanisë do të dënojë me gjobë të gjithë ata që japin informata të rreme për Coronavirus

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian