LSM: Nesër fillon grava e përgjithshme

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për të mërkuren ka shpallur grevë të përgjithshme në sektorin publik për shkak se, nuk janë përmbushur kërkesat e tyre për rritje lineare të pagave të punonjësve të sektorit publik për 2806 denarë dhe kthim të së drejtës së regresit nga viti 2023. Vendimi për grevë u soll pas takimit me përfaqësuesit e qeverisë i cili siç tha kreu i Lidhjes së Sindikatave Darko Dimovski ka përfunduar pa marrveshje.
“Bisedimet me përfaqësuesit e qeverisë nuk dhanë rezultat. Lidhja e Sindikatave nesër definitivisht del në grevë për të shprehur pakënaqësinë për atë që nuk u dakorduam sot për rritje lineare prej 2806 denarësh dhe regrs për sektorin publik prej 30 deri në 100% nga rroga meatare. Jam i dëshpruar nga bisedimet që u zhvilluan sot në moment të fundit është e  dukshme se ishte vetëm blerje kohe dhe asgjë tjetër.  Nuk na ofruan asgjë përveç komisioneve për harmonizim të metodologjisë, duke na bindur se zyrtarët adminsitrativ dhe dhënësit e shërbimeve janë punëtorë jo produktiv që nuk është ashtu.”, tha kreu i Lidhjes së Sindikatave Darko Dimovski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Përse SHBA dështoi në rrëzimin e Enver Hoxhës”- Zbulohen dokumentet e deklasifikuara: Incidenti që vuri Titon kundër planeve amerikane

Story i radhës

LSM: Nesër fillon greva e përgjithshme

Të fundit nga