LSDM sot zgjedh kryetar të ri, anëtarësia do të vendosë mes Filipçes, Despotovskit dhe Bejdevskit

min lexim

Anëtarësia e LSDM-së vendos se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i partisë. Votimi zhvillohet në 77 qendra votimi dhe të drejtë vote kanë 23.377 anëtarë të partisë. Kandidatët Filipçe, Despotovski dhe Bajdevski, edhe pse theksuan se ka një proces zgjedhor demokratik, megjithatë vërehen disa parregullsi. Sipas Filipçes, të gjitha akuzat dhe dyshimet për ndonjë jolegjitimitet janë pastruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Sipas informacioneve në të gjithë vendin i gjithë procesi i votimit po zhvillohet qetë. Ditët e fundit në opinion dolën disa dyshime lidhur me legjitimitetin e procedurës. Për zbatimin e procedurës është përgjegjës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili i analizoi të gjitha ato gjëra dhe vërejtje dhe na njoftoi të gjithë kandidatët se të gjitha ato dyshime janë të pabaza dhe se i gjithë procesi është plotësisht legjitim”, tha Filipçe.

Por Despotovski, pas votimit në Komunën e Karposhit, thekson se votimi i sotëm ka qenë i penguar, përkatësisht, siç thotë ai, disa nga anëtarët nuk janë lejuar të votojnë.

“Anëtarët e LSDM-së sot do të zgjedhin një fillim të ri që duhet të fillojë që nesër. Ajo që më shqetëson për votimin e deritanishëm është se kam informacione për një numër të madh anëtarësh tanë të cilët nuk u lejuan të votonin edhe pse kishin gjithçka që u duhej për të votuar. Të gjitha këto raste janë të evidentuara gjithandej, ne kemi kontrollues në të gjitha vendvotimet në mbarë vendin, pra në të gjitha organizatat komunale”, deklaroi Despotovski.

Gjatë votimit të sotëm, Bajdevski tha se ka dyshime për keqpërdorim të të dhënave, duke aluduar në akuzat e Sllavjanka Petrovska. Ai bëri të ditur se për këtë do të parashtesa përkatëse dhe se do të zbulohet nëse është shkelur Statuti i Partisë.

 “Unë kam reaguar ndaj deklaratës së shoqes Sllavjanka Petrovska, besoj se ka akuza të rënda, publikisht i kam bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm dhe Komisionit Zgjedhor që të deklarohen, deri më tani nuk ka qenë kështu. Shpresoj që në periudhën e ardhshme puna të mos ndalet këtu. Ne kemi organe partiake, duhet të dorëzohen parashtesa përkatëse dhe këtë do ta bëj sidomos në lidhje me bazën dhe keqpërdorimin e të dhënave të anëtarëve tanë”, u shpreh Bajdevski.

Për vërejtjet e tilla, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Viktorija Avramovska Madiq, thotë se bëhet fjalë vetëm për disa anëtarë të cilët nuk janë lejuar të votojnë, sepse kanë pasur problem me librezën partiake.

“Bëhet fjalë për një numër shumë të vogël të votuesve, në nivel të Maqedonisë, nuk janë as rreth 20, sepse duhet të përmend se sot të gjithë ata që janë regjistruar në listën zgjedhore,  janë regjistruar në mënyrë aktive në dy mënyra, të votojnë online ose të paraqiten në organizatën komunale dhe me vetë ta kenë librezën e kuqe partiake, për shkak se sipas sistemit duhet të votojnë përmes lexuesit”, tha Madiq.

Sllavjanka Petrovska, e cila dorëzoi kandidaturën e saj  për kryetare të LSDM-së, të njëjtën e tërhoqi dje, një ditë para zgjedhjeve, duke deklaruar se ka vërejtje serioze sa i përket legjitimitetit të listës zgjedhore, si dhe keqpërdorimit të të dhënave personale të një numri të madh të anëtarëve. Zgjedhja e liderit të ri të LSDM-së vjen pasi ish kryetari Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje pas humbjes në zgjedhje, pasi LSDM-ja fitoi rezultatin më të keq zgjedhor në zgjedhjet parlamentare.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

KFOR-i për dënimet e sulmuesve gjatë protestave në veri: Kemi marrë parasysh vendimet e gjykatës

Story i radhës

Plagoset me armë zjarri 43-vjeçari në fshatin Luz i Vogël, shpallen në kërkim dy vëllezërit!

Të fundit nga