LSDM: Propozim buxheti për vitin 2021, dëshmi e politikave të përgjegjshme

Propozim buxheti për vitin 2021që është miratuar në qeveri dhe është dërguar në procedurë parlamentare është vazhdim i politikave të përgjegjshme të LSDM-së në menaxhimin e mjeteve publike vlerësojnë nga partia në pushtet.

Sipas tyre propozim buxheti siguron qëndrueshmëri por edhe parashikime të sakta në mënyrë që të trajtohet në mënyrë efektive pandemia e koronavirusit.

“Të hyrat totale të Buxhetit të RMV për vitin 2021 janë planifikuar në nivelin prej 212.6 miliardë denarë, që është 8.3 % më shumë krahasuar me ribalansin e dytë të vitit 2020. Shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 247.5 miliardë denarë ose 2.1% më të ulëta krahasuar me ribalansin e dytë të vitit 2020. Realizimi i Buxhetit ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ekonominë dhe vendet e punës. Qeveria e udhëhequr nga LSDM përqendrohet në zbatimin e projekteve të infrastrukturës kapitale në infrastrukturën rrugore ,hekurudhore, energjeti, shëndetësi, arsim, sistem shoqëror, bujqësi, mbrojtje të mjedisit. Ruajtja e vendeve të punës, investimi në shëndetësi, realizimi i investimeve kapitale është synimi jonë në buxhetin për vitin 2021” – tha Deputetja e LSDM-së,  Marija Georgievska.

Ngjarja paraprake

​Juventusi dhe Roma i bashkohen Barcelonës në garën për Depay

Ngjarja e ardhëshme

Iliç nga Serbia tregon se çfarë iu thanë sot Policia e Kosovës në Merdarë! Pas kontrollit i kthyen pas! 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian