LSDM në garë në 32 komuna, beteja kryesore Shkupi

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, nga radhët e Koalicionit “Më të mirën për komunën time”, të drejtuar nga LSDM, tha se ka filluar procesin e shtimit të votave dhe mbështetjes së tij për rrethin e dytë zgjedhor. Shilegov thotë se Shkupit i nevojitet fuqi e cila bashkon dhe premton zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit, e jo person i cili do të ngadalësojë përparimin. Shilelgov u bënë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim etnie ose përkatësi politike që ta votojnë në rrethin e dytë, sepse siç thotë ai, pas realizimit të programit të tij zgjedhor dhe pas katër vitet e ardhshme Shkupi do të jetë i shndërruar dhe transformuar në një qytet modern, urban dhe europian.Advertisements“Unë besojë fuqishëm se qytetarët e njohin dhe e vërejnë ndryshimin pozitiv që i bëmë kryeqytetit gjatë katër vitet e fundit. Jam i bindur se ata e njohin dhe vlerësojnë mundin dhe punon tonë që e investuam dhe më besoni se nuk ishte aspak e lehtë. Prej një qyteti që zhvillimi i tij ishte i stagnuar, për pak kohë me ne më në fund nisi progresi. Unë besojë se Ju qytetarët e njohët guximin dhe vizionin tonë, me planë dhe strategji, në vend premtimeve boshe populiste. Për këtë arsye vetëm bashkërisht mund ta vazhdojmë atë që e nisëm bashkë. Shkupi ka fuqi vetëm në bashkim.”,- tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit- LSDM, Petre Shilegov.Mbështetje për rrethin e dytë kërkon edhe kandidati për kryetar të komunës së Manastirit, Hristo Kondovski. Ai thotë se në periudhën e ardhshme do të punojë fuqishëm për të rritur mbështetjen e tij dhe tha se do të gjejë mënyrë për t’i bind qytetarët se zgjidhja më e mirë për ta dhe për Qytetin e Manastirit është ai. Kondovski përbetohet se do të realizojë të gjithë programin e tij zgjedhor.“Gjatë kësaj periudhe do të prezantojmë projekte të reja të cilët nuk arritëm t’i prezantojmë më herët. Sërish do të potencojë se qëllimi im është që tërësisht të realizojë programin tim zgjedhor gjatë mandatit katër vjeçar, ku Manastiri do të përjetojë bum ekonomik dhe infrastrukturor, dhe ku çdo qindarkë i qytetarëve do të shpenzohet dhe investohet në infrastrukturë dhe përparim të kësaj komune. Për dy javët e ardhshme paralajmërojë bashkim lokal i gjithë potencialit të koalicionit i cili në rrethin e parë zgjedhor ishte i shpërndarë në disa anë. Me qasje pozitive do t’u afrohem edhe atyre që nuk dolën të votojnë më 17 tetor dhe t’i bind ata që të më votojnë në rrethin e dytë.”,- u shpreh kandidati për kryetar të Manastirit- LSDM, Hristo Kondovski.Koalicioni i LSDM-së “Më të mirën për komunën time” në zgjedhjet e 17 tetorit fitoi në 9 komuna dhe gjithsej 12 lista të këshillave komunale. Tani në rrethin e dytë LSDM garon me gjithsej 32 kandidatë për kryetarë të komunave prej të cilave në 22 komuna do të ballafaqohet drejtpërdrejt me opozitën, ndërsa “beteja” më e madhe do ta jetë për kryetarin e Qytetit të Shkupit.

Ngjarja paraprake

RMV/Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Ngjarja e ardhëshme

Ganiu: Vazhdojmë me vendosjen e këndeve të reja për fëmijë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian