lsdm masat ekonomike te qeverise nuk po japin efekt shpenzimet dhe inflacioni jane rritur 6782498d741a1

LSDM: Masat ekonomike të Qeverisë nuk po japin efekt! Shpenzimet dhe inflacioni janë rritur…

January 11, 2025
1 minut lexim

Nga partia opozitare LSDM thonë se masat ekonomike të qeverisë nuk po japin rezultat.

Nga LSDM thonë se këtë e vërtetojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë, ku siç theksojnë, thuhet se inflacioni për muajin dhjetor të vitit 2024 është rritur për 4,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023, shpenzimet për jetë janë rritur për 3,5%, ndërsa çmimet me pakicë për 4%.

“Në tregje realiteti është se vetëm qumështi ka zbritje simbolike për disa denarë, ndërsa produktet tjera nuk kanë fare zbritje. Vaji është ende me çmim të rritur dhe varion nga 89 deri në 96 denarë, ndonëse në disa markete para 2 muajsh shitej për 82 denarë. Vezët janë sërish rreth 100 denarë, ndërsa kushtonin 75 denarë. Sheqeri dhe kaçkavalli janë më të shtrenjta, por edhe thjerrëzat (169 denarë), fasulet (143 denarë), orizi (135 denarë), dhe bizelet. Për ato produkte që kanë të njëjtin çmim, është vërejtur se kanë rënie në gramazhë”, thonë nga LSDM.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

cfare loje ka bo i ka keqtrajtu femrat banoret e indinjuar me zgjidhjen e drilonit si finalist i pare 67824556ca9bf
Story i mëparshëm

“Çfarë loje ka bo, i ka keqtrajtu femrat” – Banorët e indinjuar me zgjidhjen e Drilonit si finalist i parë

cfare ndodhi mbreme ne kuvend debat i ashper u shkarkua apo jo ilire dauti 67824a4031d5b
Story i radhës

Çfarë ndodhi mbrëmë në Kuvend, debat i ashpër, u shkarkua apo jo Ilire Dauti?

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë