LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski

November 30, 2024
1 minut lexim

“Si në një film të keq krimi, në mes të Shkupit ka ndodhur një grabitje e armatosur në një dyqan të njohur të pajisjeve, në parkun e qytetit” thonë nga LSDM.

“Ndërsa dyqani ishte ende duke punuar, kriminelët me kapuç në kokë dhe mjete shpërthyese kryen një grabitje të armatosur të pacipë. Qytetarët nuk janë më të sigurt jo vetëm në rrugë por edhe në dyqane. Siguria e qytetarëve është tërësisht e prishur për shkak të paaftësisë së Toshkovskit. Vetëm një ditë para kësaj grabitjeje të armatosur është djegur flamuri i Maqedonisë dhe është gjuajtur automatiku. Sulmuesit nuk janë arrestuar ende. Sistemi i sigurisë është shkatërruar nga OBRM-PDUKM”, thonë nga LSDM.

“Edhe një herë konfirmohet se Toshkovski dhe MPB nuk kanë kontroll mbi sigurinë, institucionet nuk mund të garantojnë sigurinë e qytetarëve ashtu siç duhet. 20 incidente të armatosura dhe vrasje kanë ndodhur në 5 muajt e fundit. Kjo është edhe rezultat i partizimit të MPB-së dhe aparatit të sigurisë për interesat politike të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së. Toshkovski është ministri më i paaftë në histori dhe duhet të japë dorëheqjen”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vullneti-Gjestit: Foli pak Xhenetës

Story i radhës

Hoqi tabelën në Konsullatën e Serbisë në Kumanovë, policia arreston 17-vjeçarin

Të fundit nga

​Rruga e gjatë për shërbime logopedike

Çdo të premte, Agimi, i shoqëruar nga nëna e tij, merr rrugën Vushtrri-Prishtinë për të mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty i kryen seancat logopedike, meqë këto shërbime mjekësore nuk
ShkoLartë