lsdm dhe vmro me kerkese te perbashket per ligjin e branitellave kundershton fe ja dhe vlen i 66fab7bb61249

LSDM dhe VMRO me kërkesë të përbashkët për ligjin e branitellave, kundërshton FE-ja dhe VLEN-i

September 30, 2024
1 minut lexim

Debat i ashpër u hap në Komisionin për çështje sociale, pasi deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ata të LSDM-së kërkuan që kryetarja Ilire Dauti ta vendosë në rendin  ditës pikën për ligjin për branitellat. Kjo kërkesë vjen pasi Dauti paraprakisht nuk e caktoi seancën e Komisionit që të debatohet mbi këtë ligj.

“Kërkoj që propozim ligji për të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së RMV-së dhe anëtarëve të familjeve të tyre që e dorëzoi deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska të vendoset si pikë në rendin e ditës”, tha Jovana Trençevska, LSDM.

Megjithatë Dauti e cila është kryetarja e Komisionit nga radhët e Frontit europian refuzoi që ta vendosë në rendin e ditës këtë ligj me arsyetim se ka skaduar afati për vendosjen e tij.

Eli Panova nga VMRO-DPMNE tha se sjellja e këtillë e Dautit është arbitraritet dhe se ajo ka për obligim që ta vendosë ligjin në debat në Komision, sepse në të kundërtën për këtë do të dorëzohet interpelancë dhe do të kërkojë dorëheqjen e saj.

“Domethënë ju nuk mund të veproni sipas vullnetit tuaj dhe të vendosni se cili propozim nga deputetët do ta vendosni për miratim e cili jo dhe njëkohësisht të jepni arsyetime të pabazë. Unë ju thërras t’i përmbahemi Rregullores së re. Ajo që ju nuk e keni vendosur këtë pikë në rendin e ditës është përgjegjësia juaj dhe besoj se do t’ju thërrasin për interpelancë”, tha Eli Panova, VMRO-DPMNE.

Të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për kohezion ndëretnik në këtë shtet, tha Halil Snopçe nga VLEN. Ai tha se ky propozim është provokim duke e përkrahur Dautin që ta mos e vendosë këtë ligj në rendin e ditës.

Pasi paraprakisht kryetarja e Komisionit publikisht tha se nuk do ta vendosë këtë pikë në rendin e ditës, nga LSDM kërkuan nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi që të mbahet seanca. Pasi nuk u bë kjo, kërkuan që në seancë të komisionit për çështje të Rregullores, të caktohet nëse ai e shkel Rregulloren, por as kjo seancë nuk u caktua.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

i akuzuari per vrasjen e 2017 es ne prishtine ju kerkoj falje prinderve te tij asnjehere nuk ka qene arsyeja me ia marre jeten dikujt 66fab7b3e43b8
Story i mëparshëm

I akuzuari për vrasjen e 2017-ës në Prishtinë: Ju kërkoj falje prindërve të tij, asnjëherë nuk ka qenë arsyeja me ia marrë jetën dikujt

po festonte nje nate me pare ish futbollisti i cagliarit gjendet i vdekur ne hotel ja detajet e para 66fab956e9507
Story i radhës

Po festonte një natë më parë, ish-futbollisti i Cagliarit gjendet i vdekur në hotel, ja detajet e para

Të fundit nga

ShkoLartë