LSDM: Deputetët që bojkotojnë Kuvendin, të heqin dorë nga rrogat dhe privilegjet

Sot zyrtarisht filloi afati i bllokadës së paralajmëruar të kuvendit nga VMRO-DPMNE.Por LSDM përmes njëë kumtese, thotë se deputetët e VMRO-DPMNE-së që bojkotojnë dhe bllokojnë Kuvendin, nuk duhet të paguhen nga qytetarët për mosveprimin e tyre dhe sjelljen e tyre destruktive.

“Duhet menjëherë të heqin dorë nga të gjitha privilegjet, të dhurojnë pagat dhe të mos përdorin telefonat e punës, udhëtimet dhe gjithçka që u takon, sepse nuk e meritojnë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, në vend që t’u shërbejnë atyre që zgjidhen dhe paguhen, i shërbejnë vetëm liderit të Pallatit të Bardhë. VMRO-DPMNE mbetet partia e vetme që në kohë krize mundohet të rëndojë dhe rëndojë edhe më shumë jetën e të gjithë qytetarëve dhe të bllokojë gjithçka që është në interes të tejkalimit më të lehtë të situatës. Një politikë e tillë antishtetërore, egoizëm dhe neglizhencë do të mposhtet sërish rëndë në zgjedhjet e ardhshme. LSDM do t’i kundërshtojë fuqishëm këto bllokada dhe do të gjejë mënyrën për të miratuar ligje në interes të qytetarëve. VMRO-DPMNE do të mbetet e izoluar në politikat e saj destruktive”, thonë nga LSDM.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rexhepi: Besa satelit i VMRO-së dhe Levicës

Story i radhës

Legjenda e Kosovës, Nazif Gashi: Ah bre Xhevdet Peci…

Të fundit nga