LSDM: 50 milionë euro të reja për prodhim më të madh të energjisë elektrike

min lexim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese thotë se së bashku partitë tjera që janë në Qeveri, po marrin masa me kohë për të mbrojtur standardin e qytetarëve dhe për të siguruar sasi adekuate të energjisë dhe ushqimit në prag të njërit prej dimrave më të vështirë për shkak të krizës globale ekonomike dhe energjetike.

“Është rritur prodhimi vendas i energjisë elektrike, janë vënë në funksion të gjitha kapacitetet dhe potencialet energjetike në dispozicion, si dhe nga burimet e reja të rinovueshme të energjisë. Me vendimin e fundit, janë siguruar 50 milionë euro të reja për ESM-në, që të rrisë edhe më tej prodhimin, si dhe janë në fuqi masat për kursimin e energjisë elektrike”.

“Shteti jep subvencion prej 80 për qind të çmimit të faturës së energjisë elektrike për qytetarët dhe qytetarët paguajnë vetëm rreth 20 për qind të çmimit. Në këtë moment, të gjithë qytetarët, si dhe 72 mijë konsumatorë të vegjël, që janë kompani private më të vogla, marrin 80 për qind çmim të subvencionuar të energjisë elektrike”, shtojnë nga LSDM.

Sipas tyre me ribalancimin e Buxhetit janë ndarë 76 milionë euro për masa të reja ndihme.

Story i mëparshëm

Gjama e burrave në Nikaj-Mërtur

Story i radhës

Forcat ruse po vuajnë nga “çështje morale dhe disiplinore”

Të fundit nga