LSDM: 2022 mbahet mend për gënjeshtrat e Mickovskit

Shkup, 25 Dhjetor – Vitin 2022 në skenën politike e kanë shoqëruar gënjeshtrat e mëdhaja të kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, vlerësojnë nga Lidhja Social Demokrate.
 
Sipas tyre, të gjitha propagandat për asimilimin e maqedonasve, tretja e gjuhës dhe bullgarizimi, u kurorëzuan me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare dhe me mbrojtjen e gjuhës maqedonase në BE si dhe me nënshkrimin e marrëveshjes FRONTEX. Sipas LSDM-së, Mickovski është në duart e majtistit, Apasiev.
 
“Mickovski është peng i tërë i Dimitar Apasievit. Nuk ka as një vjet kur Mickovski dilte me gënjeshtër të rëndë dhe manipulim. Gënjeshtra e parë dhe më e madhja për vitit 2022 ishte se do të na ndodh asimilimi dhe bullgarizimi.Me këtë gënjeshtër të madhe Mickovski dhe Apasiev krijojnë histeri në opinion. Pikërisht, nën sloganin: Jo asimilim dhe bullgarizim” Mickovski dhe Apasiev udhëhoqën protesta të dhunshme kundër propozimit francez, konkretisht, propozimit europian”, u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.
 
LSDM ëshë parti që parësore e ka fitimin partiak dhe jo atë të qytetarëve dhe shtetit, potencojnë nga opozita maqedonase.

 

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Bie fluksi i lëvizjeve në të dyja anët e kufirit në Doganën e Kapshticës

Story i radhës

Jep këshilla për seksin, kjo është opinionistja e re e Big Brother Vip Albania

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish