Lokali midis Prishtinës nuk po “i respekton” masat anti-Covid, asnjë vend i lirë

Pas hyrjes në fuqi ta masave anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës, as sot lokalet e gastronomisë në gjithë vendin nuk kanë punuar.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokqoi, i cili njëherit është pronar i lokalit “Bagolina” në Prishtinë, ka zgjedhur një mënyrë kreative që të protestojë kundër masave të Qeverisë.

Të gjithë lokalin Kllokoqi e ka mbushur me kukulla të ulura në tavolina, për të inskenuar një ditë të zakonshme pune, se si duhet të ndodhte si zakonisht.

Këtë e ka bërë në shenjë revolte, pasi gastronomet janë kundër masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Këto masa do të qëndrojnë deri me datën 18 prill. Pas kësaj date, gastronomet kanë paralajmëruar se do t’i hapin vetë lokalet me apo pa lejen e qeverisë.

Image

 

Ngjarja paraprake

Pedri: Reali ka një ekip të fortë

Ngjarja e ardhëshme

Sedat Peker me demant: Nuk posedoj pasaportë me identitet tjetër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian