lojtari shqiptar zbarkon ne la liga roma dhe klubi i ri konfirmojne marreveshjen 66c0971cbe559

Lojtari shqiptar zbarkon në La Liga, Roma dhe klubi i ri konfirmojnë marrëveshjen

August 17, 2024
1 minut lexim

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla është larguar përkohësisht nga Roma për t’iu bashkuar klubit të Espanjol.

Pas huazimit të tij të shkurtër te Sasuolo, Kumbulla tani është nisur për në Spanjë ku do të luajë për Espanjol.

 “Marash Kumbulla tashmë është bardheblu”, shkruan klubi spanjoll në një postim në Instagram.

Ndërsa Roma në një njoftim zyrtar deklaroi: “Klubi mund të konfirmojë se Marash Kumbulla i është bashkuar Espanjolit në formë huazimi për sezonin 2024-2025. Në tre sezone me Romën, mbrojtësi shqiptar bëri 68 paraqitje dhe shënoi katër gola. Suksese, Marash!”

Ndërkohë mbrojtësi shqiptar ka falenderuar klubin e Romës në një postim në InstaStory.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

prevalle aktivizohen serish zjarret 66c095425880a
Story i mëparshëm

Prevallë, aktivizohen sërish zjarret

madonna shkon ne itali me te dashurin e ri kane 38 vite diference 66c09794bd581
Story i radhës

Madonna shkon në Itali me të dashurin e ri, kanë 38 vite diferencë

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë