Lojtarët e Interit që u kthyen nga kombëtaret rezultojnë të gjithë negativë për COVID-19

Interi ka konfirmuar se të gjithë lojtarët që janë kthyer nga detyra me kombëtaret e tyre kanë rezultuar negativë me koronavirus, para ndeshjes së madhe kundër Milanit.

Trajneri Antonio Conte tani pret informacion në lidhje me Alessandro Bastoni, i cili ka qenë pozitiv, por një test negativ mund ta lirojë nga karantina dhe të jetë në fushë kundër Rossonerëve.

Roberto Gagliardini, Milan Skriniar, Radja Nainggolan, Ashley Young dhe Ionut Radu të gjithë kanë dalë pozitiv me COVID-19 dhe mbeten të padisponueshëm për “Derby della Madonnina”.

Ata që kthehen nga ekipet e tyre kombëtare janë testuar të gjithë negativë dhe i kanë dhënë lajme të mira Contes për ndeshjen e nesërme.

Alexis Sanchez është ende i pasigurt, pasi ai vuan nga lodhja e muskujve pas udhëtimit të tij me Kilin, por SportMediaset shkruan se ai së shpejti duhet të jetë 100 për qind.

Në mesfushë, Marcelo Brozovic lufton me Christian Eriksenin për një vend në formacionin startues, por ai që nuk fillon kundër Milanit pritet të ketë një rast për ndeshjen kundër Borussia Mönchengladbach në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Conte mund të fillojë derbin me emra si Nicolò Barella dhe Arturo Vidal në mesfushë dhe Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku në sulm.

Ngjarja paraprake

Georgievski: Diplomacia maqedonase “flinte” ndërsa Bullgaria ishte duke përgatitur memorandumin

Ngjarja e ardhëshme

Belgjika mbyll restorantet dhe vendos orë policore për të luftuar COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian