Lojtarët e Bayernit “përplasen” për humbjen

Kapiteni i Bajernit, Manuel Nojer, nuk kërkon asnjë justifikim për humbjen e thellë në Hofenhaim. Pas ndeshjes ai tha se skuadra duhet të ishte treguar më e matur pasi ngarkesa këtë sezon do të jetë më e madhe. 

“Të lodhur? Ndoshta, por kjo nuk duhet të na lejojë të bëjmë paraqitje të tilla. Ky sezon do të jetë i vështirë, kjo është e qartë nga ana jonë. Ndaj nuk ka kuptim të themi që ishim të lodhur apo gjëra të tilla. Duhet ta pranojmë këtë humbje dhe të punojmë fort që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen”, tha Nojer. Kujtojmë se Hofenhaim mund të kishte shënuar më shumë nëse nuk do të ishte për portierin bavarez që shpëtoi gola të sigurt në ndeshjen e së dielës.

Tomas Myler ndryshe nga Manuel Nojer, nuk kërkon ta bëjë dramë disfatën në Hofenhaim. Sipas mesfushorit gjerman, edhe pse rezultati ishte i thellë, skuadra bëri një ndeshje të mirë. Dhe nëse do të kishte shfrytëzuar siç duhet rastet që iu paraqitën, mund të dilte me pikë nga fusha e lojës.

“Nuk shkoi çdo gjë perfekte në një ndeshje që mund të përfundonte ndryshe. Kishim dy raste të pastra ku mund të bënim më mirë. Dhamë gjithçka në fushën e lojës dhe besoj se nuk ka njeri që mund të pretendojë të kundërtën. Donim të barazonim, tentuam, por për fat të keq dhe meritë të kundërshtarit nuk ia dolëm”, tha Myler.

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë në 2014-ën tha se kjo humbje nuk hedh poshtë ecurinë pozitive që ka pasur skuadra në sezonin e fundit.

“Nuk mbaj mend një ekip që ka bërë kaq shumë ndeshje pa humbje sa ne. Sigurisht që do të kishte qenë më mirë nëse do të ishte shmangur, por tani nuk mund të bëjmë më asgjë veçse ta pranojmë dhe të mendojmë për sfidën e radhës ndaj Dortmundit. Kemi një mundësi të mirë të tregojmë vlerat tona ndaj një rivali direkt për kampionat, edhe pse do të luhet vetëm për Superkupën. Borusia është një skuadër e mirë dhe në këtë sezon është përforcuar akoma më shumë. Të shohim se si do të shkojë”, tha Myler për faqen zyrtare të klubit bavarez.

Ngjarja paraprake

Trump dhe Biden do të mbajnë debatin e parë presidencial

Ngjarja e ardhëshme

Shekerinska: Arritëm të bëhemi Ministria më transparente, kjo është bazë për luftë kundër dezinformatave

të fundit nga

Milani me mungesa

Zlatan Ibrahimoviç, Isamel Bennacer dhe Theo Hernandez, do t’i mungojnë Milanit në

AlbanianEnglishMacedonian