Lojë e mirë e Fushë Kosovës, fitorja Prishtinës!

Vashat e reja të Fushë Kosovës treguan lojë të mirë, por nuk ia dolën ndaj Prishtina F, që ka disa lojtare me përvojë. 
Prishtina F me një lojë (nën) mesatare ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Fushë Kosovës, në takimin e javës së tretë të Superligës së Kosovës (femrat) në volejboll.

Kjo është fitorja e tretë për prishtinaset dhe që nuk duhet bërë behane, të cilat kanë 9 pikë sa ka edhe M-Technologie dhe Drita nga Gjilani.

Kryetrajneri i Fushës Kosovës, Istref Elezaj, duhet të ndihet krenar për angazhimin e vashave të tij, të cilat dhanë maksimumin. Fushë Kosova është një ekip e re dhe me kalimin e kohës mund të bëhet më e frikshme për rivalet. Fushë Kosova po tregon lojëra të mira në edicionin e ri dhe falë punës që po bëhet në këtë mjedis me volejbolliste të talentuara.

Vashat e Fushës Kosovës meritojnë komplimente për angazhim,  ndërsa Prishtina F me gjithë fitoren, i duhet ende punë për të rritur nivelin e lojës, sepse ka disa mangësi në repartet e ndryshme.

Ngjarja paraprake

“Është e komplikuar”

Ngjarja e ardhëshme

Më shumë se 71 milionë amerikanë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian