loja derbi ne mes pozites dhe opozites 65aba1bd58df1

Loja “derbi” në mes pozitës dhe opozitës

January 20, 2024
1 minut lexim

Lajkatarët e dehur me veten e tyre, pushteti që i ka ngopur me qëllime të arritura, janë pengesë në mos rinovimin në mënyren e të bërit politike, veprim ky që po hap shtigje për qytetarin e revoltuar, i cili beson se mund ta ndryshojë politikën, shoqërinë e bashkë me to edhe natyrën e njeriut.

Politika e Maqedonis Veriore vërtetë ka nevojën e rinovimit. Rinovimi duhet të jetë jo vetëm në ndërrim të njerëzve, por në mënyrën e të bërit politikë, pra në përmbajtje.

Pak ditë e ndajnë Maqedonin Veriore nga fillimi i fundit të sigurtë të çlirimit nga ky mankth, i cili po e përcjell vendin që prej vitin 2002.

Partia në pushtet që nga 2002 e deri më sotë bënë vetëm politik ditore, duke parë qartë se ato akoma gjejnë vend dhe hapsirë, dhe një rezultat i tillë po i mban në pushtet, duke i pasuruar dhe jetuar sikur të ishte gjithqka që shohin dhe prekin pronë e tyre.

Por, siç duket shumë shpejt kjo lojë do të mbarojë. Në Maqedonin Veriore ta quaj, ka filluar një epokë e re.

Shumë shpejtë do marë fund kjo e keqe në këtë vend, dhe besojmë fort se Opozita do të jetë fituesja e këtij “derbi”, dhe se vendi ynë do të jetë në rrugë të duhur për ecje përpara.

A do të jetë populli ajë që do të paguajë çmimin për zgjedhjet në Maqedonin Veriore, apo ndonjë parti politike, pritet të shihet në zgjedhjet e ardhshëme.

Në këto zgjedhje, vendit tonë më shumë se kurrë i nevojitet bashkimi i forcës politike, një unitet që të jetë shembull edhe për vendet tjera, të jenë të gjithë pas një vendimi të përbashkët.

Mos uniteti politik do të jetë një autogol për sfidën “derbi” në mesë pozitës dhe opozitës në zgjedhjet e ardhëshme në Maqedonin e Veriut.
E di dhe një gjë se nëse të keqen e bërë nuk e ndëshkojmë, nuk do ta kuptojmë ecjen drejt të mirës.
Po më duket se koha është në favor të Opozitës Shqiptare në Maqedonin e Veriut.

Selim Iljazi

MARKETING

RENT A CAR

hyundai prezantoi bayon e ridizajnuar per vitin 2024 65aba144b0d8d
Story i mëparshëm

Hyundai prezantoi Bayon e ridizajnuar për vitin 2024

Story i radhës

Nga Vetëvendosje i reagojnë opozitës: Në zgjedhjet e ardhshme do të fitojmë me këtë përqindje

Të fundit nga

ShkoLartë