locatelli juventusit i ka munguar champions league 66e91337ec678

Locatelli: Juventusit i ka munguar Champions League

September 17, 2024
1 minut lexim

Mesfushori italian, Manuel Locatelli, ka shprehur emocionet e tij për rikthimin e skuadrës në Champions League.

Pas një viti mungese për shkak të shkeljeve të rregullave të licencimit dhe Fair Play financiar, Juventusi është gati të rikthehet në garat evropiane, duke filluar me përballjen kundër PSV Eindhoven.

“Vitin e kaluar na mungoi shumë. Jemi të emocionuar dhe mezi presim të zbresim në fushë. Ta dëgjosh muzikën e Champions League është diçka e veçantë dhe tifozët do të na ndihmojnë”, ka thënë Locatelli.

Juventusi ka bërë disa përforcime gjatë verës dhe Locatelli ka theksuar rëndësinë e këtyre afrimeve për ekipin: “Kemi nënshkruar me mesfushorë të fortë me shumë cilësi dhe përvojë që e rrisin nivelin e ekipit. Është kënaqësi të luaj me ta“, është shprehur ai. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

live plani eshte gati zelensky ben paralajmerimin e forte ja pamjet qe kane zemeruar kremlinin 66e90ec4ce68d
Story i mëparshëm

LIVE: “Plani është gati”, Zelensky bën paralajmërimin e fortë – ja pamjet që kanë zemëruar Kremlinin!

nuk eshte bad bunny kendall jenner po ribashkohet me kete ish te dashur 66e913afb899e
Story i radhës

Nuk është Bad Bunny! Kendall Jenner po ribashkohet me këtë ish të dashur?

Të fundit nga

ShkoLartë