Llapi shijon fitoren e parë

Skuadra e Llapit nga Podujeva shijon fitoren e parë në edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.

Llapjanët si vendas shënuan fitore me rezultat 2:0 kundër debutuesit Arbëria nga Dobraja e Madhe, në kuadër të javës së tetë.

Në minutën e 11-të, Zhdrella ka qenë i saktë nga penalltia duke shënuar për 1:0, ndërsa në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 48-të, Ahmed Januzi thellon fitoren në 2:0.  

Në minutën e 75-të, mysafirët dështuan nga penalltia, portieri  Hoffman e ndali goditjen. Llapi është në vend të nëntë me 5 pikë dhe Arbëria zë pozitën e 4-të me 11 sosh.

Ngjarja paraprake

NP "Rrugët e Maqedonisë" nis asfaltimin e rrugëve në Komunën e Dollnenit

Ngjarja e ardhëshme

166 rastet e reja me COVID-19 janë nga këto komuna

të fundit nga