Llapi para tërheqjes nga garat: E dhimbshme të rikthehemi në Ligën e Parë por ne nuk mundemi më 

Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva ka reaguar ashpër pas takimit me Dritën nga Gjilanit, sipas tyre janë dëmtuar edhe për një penallti. Llapi paralajmëron edhe tërheqjen nga garat!

“Kryesia e KF Llapi mblidhet sonte urgjentisht dhe do të shqyrtoj seriozisht vazhdimin e garave.

Edhe pse po ndihemi keq si Kryesi dhe si familje që kemi investuar shumë në futbollin llapjan por ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë tendencë ndaj klubit tonë, Llapit.

E dhimbshme të rikthehemi në Ligën e Parë por ne nuk mundemi më, ne do të vazhdojmë të investojmë në futboll por jo në këtë kohë që për kundërshtarë në fushën e lojës kemi këso gjyqtarë që shkelin mbi djersën e futbollistëve dhe mundin e shpenzimet marramendëse të donatorëve”, reagon Llapi.

Ngjarja paraprake

Në Klinikën e Pediatrisë vizita të shumta të fëmijëve që dyshohet se janë infektuar me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Gjykimet online, Nuhiu: Mund të mbahen, nëse ka kushte

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian