Lladrovci i prekur thellë nga vdekja e Bashkim Finos

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e vdekjes së ish kryeministrit të Shqipërisë, Bashkim Fino, ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe dashamirët e tij, duke vlerësuar lart personalitetin që “do t’i mungojë politikës nacionale”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Bashkim Fino e humbi betejën nga Covidi, lajm i dhimbshëm që më preku thellë, sepse, e pata shok, mik dhe bashkëpunëtor të çmuar në kohërat më të vështira.

Bashkimin do ta kujtoj gjithmonë, si atdhetar dhe kontribues të pajtimit, veprimtar i çështjes kombëtare dhe angazhimit për çlirimin e Kosovës.

Familjes Fino, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, i shpreh ngushëllimet e sinqerta.

Ngjarja paraprake

Filloi takimi Zaev-Mickoski (Video)

Ngjarja e ardhëshme

Makina elektrike Xiaomi vjen në 2023

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian