Liverpooli synon transferimin e Davinson Sanchez

Liverpooli është duke menduar për ta përforcuar repartin e mbrojtjes pas lëndimeve të shumta që ka pasur të futbollistëve.

Virgil Van Dijk e Joe Gomez kanë pësuar lëndime të rënda që do të mbesin jashtë fushave për disa muaj.

Kjo ka bërë që The Reds të rikthejnë sytë tek disa mbrojtës ku një ose dy nga ta do të transferohen në Anfield.

Emri i fundit në listën e trajnerit Jurgen Klopp është ai i mbrojtësit kolumbian, Davinson Sanchez.

Kolumbiani nuk është duke luajtur rregullisht me Spurs dhe klubi londinez mund të pranojë largimin e tij.

Mediat angleze kanë raportuar se kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpool është gati të shpenzojë deri në 45 milionë euro.

Sanchez shihet si një mbrojtës me të ardhme të ndritur dhe Klopp e vlerëson jashtëzakonisht shumë kolumbianin.

24-vjeçari besohet se ka pranuar kalimin në Anfield, por tani iu mbetet dy klubeve të gjejnë gjuhë të përbashkët për të.

Ngjarja paraprake

Baby G me ndryshim drastik në pamje, bëhet me flokë ngjyrë vjollce

Ngjarja e ardhëshme

Vatikani kërkon shpjegime nga Instagram për pëlqimin që llogaria e Papës i bëri modeles

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian