Kampioni anglez turpërohet keq në stadiumin “Villa Park” në Birmingham.
Aston Villa i shkakton debakël me rezultat 7:2 Liverpoolit, në takimin e javës së 4-të të Premier League në futboll.
Liverpooli dominoi takimin por kjo nuk i mjaftoi për rezultat të mirë, për faktin se pësuan një rrebesh gola në portën e tyre, që as në ëndërr nuk e kanë pa dhe as laiku më i madh nuk e ka pritur!

Aston Villa ka shënuar fitoren më bindëse gjatë këtij edicioni dhe duke e turpëruar keq kampionin.
Golat i shënuan për Aston Villën Watkins (4′, 22′, 39′), McGinn (35′), Barkley (55′), Grealish (66′ e 75′), ndërsa për Liverpoolin realizoi Salah (33′ e 60′). Duhet veçuar golin e pestë të Aston Villës, kur Barkley realizoi eurogol nga rreth 17 metra në këndin e majtë të epërm të portës së “Redsave” pikërisht në minutën e 55-të. Humbje e rëndë për Liverpoolin, trajneri Jurgen Klopp me dhimbje koke.

Pas javës së katërt, Everton udhëheq renditjen me 12 pikë, pasojnë Aston Villa me 9, Leicester City 9, Arsenali 9, Liverpooli me 9 etj.