Liverpooli ofendon Pickfordin: “Budalla pa brirë”

Zemërimi i Liverpoolit për humbjen e Virgil van Dijk u vu në sipërfaqe të martën mbrëma kur Georginio Wijnaldum e akuzoi portierin Jordan Pickford se është budalla me brirë dhe Evertonin për qasje plotësisht të papranueshme gjatë derbit të Merseyside. Ndërsa Jurgen Kloppi i mllefosur tha se e ndan mendimin me lojtarët e vet.

Trajneri dhe mesfushori i Liverpool janë në Amsterdam për ndeshjen e tyre hapëse kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve të mërkurën, por i tërë përqendrimi i tyre në konferencë për media ishte te rivali i tyre nga Merseyside.

Wijnaldum tha se ai dhe bashkëlojtarët e tij e përjetuan një natë pagjumë të shtunën, pasi Van Dijk e dëmtoi ligamentin e brendshëm të gjurit dhe se të kuqtë vazhdojnë të ndihen të shkatërruar edhe pas katër ditëve.

Përfaqësuesi i Holandës, një mik i ngushtë dhe bashkatdhetar i Van Dijk, nuk u përpoq ta fshehë ndikimin e mungesës së mbrojtësit në skuadrën e Liverpoolit e as ndjenjat brenda skuadrës së tyre për atë që kishte ndodhur gjatë barazimit 2:2 në Goodison Park.

Wijnaldum tha: “Ne ende ndihemi të shkatërruar dhe mendoj se kjo (që ndodhi) ishte ndryshe nga normalja. Mënyra sesi ndodhi ishte shumë e rëndë për ne. Të gjithë ende ndihen keq për këtë. Biseduam me lojtarët pas ditës së shtune dhe asnjëri prej tyre nuk kishte fjetur për shkak të asaj që i ndodhi Van Dijkut, siç thashë, për mënyrën sesi ndodhi. E kemi të vështirë ta pranojmë”.

“Ne jemi të zemëruar. Pickford ndërhyu si budalla pa brirë, sipas mendimit tim. Besoj se ai nuk deshi ta lëndojë Virgilin në mënyrën siç e lëndoi, por mënyra sesi ndërhyu ndaj tij tregon se thjesht atij nuk i bëri fare se çfarë ndodhi më pas”, shtoi ai.

Van Dijk do të mungojë pothuajse tërë sezonin për shkak të lëndimit të gjurit të djathtë, të cilin i duhet ta operojë.

Ngjarja paraprake

Alessandra Ambrosio përsëri në plazh, por jo me bikine

Ngjarja e ardhëshme

Kryetari më i varfër e lë politikën: Në jetë i përhershëm është vetëm ndryshimi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian