Liverpooli nuk arrin më shumë se një barazim në udhëtim te Leeds

Liverpooli ka dështuar të shënojë fitore (1-1) si mysafir i Leeds Unitedit në Elland Road, edhe pse në pjesën më të madhe të ndeshjes e pati epërsinë.

Të dyja skuadrat u përpoqën t’i krijonin rastet e tyre në fillim të ndeshjes, ndërsa ishin mysafirët ata që shënuan.

Sadio Mane pranoi një top nga Trent Alexander-Arnold dhe nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e zbrazët (31’).

Në fraksionin e dytë vendasit i intensifikuan përpjekjet për ta barazuar rezultatin dhe ia arritën qëllimit.

Pas një harkimi nga këndi të Jack Harrison, Diego Llorente u gjend më së miri në zonë duke shënuar me kokë.

Deri në fund të ndeshjes, dy skuadrat provuan të gjenin golin e fitores, por një gjëje të tillë nuk ia arritën dhe ndeshja përfundoi baras 1-1.

Liverpooli pas kësaj pike të fituar ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë me 53 pikë, derisa Leeds mbetet në vendin e 10-të me 46 pikë. 

Ngjarja paraprake

Filipçe: Familja e Vericës shpëtoi tre jetë, do t’ua zgjidhim problemin me punësimin

Ngjarja e ardhëshme

Gjuajtje me armë në Istog

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian