Liverpooli në krizë të rezultateve, Manchester United fërkon duart

Liverpooli është mposhtur 1-0 nga Southamptoni dhe nga kjo xhiro, Premierliga mund të ketë lider të ri, gjithmonë nëse Manchester United fiton ndeshjen e saj.

Pas dy barazimeve me radhë me WBA-në dhe Newcasttle, u mendua që Liverpooli i Jurgen Klopp do të këndellet.

Por jo, ndodhi e kundërta, ndodhi edhe më keq – pasi Redsat u mposhtën 1-0 në udhëtim te Southampton.

Më të hidhur këtë humbje e bën fakti se goli erdhi vetëm në minutën e dytë të takimit dhe nga ish njeriu i tyre, nga sulmuesi, Danny Ings.

Ata tani rrezikojnë të humbasin pozitën e parë në renditje, nëse Manchester United e mposhtë Burnleyn.

Pas një kohe shumë të gjatë “Djajtë e Kuq” në krye me Ole Gunnar Solskjaer kanë shansin të dalin në krye të Premierligës.

Ngjarja paraprake

Agjenti zbulon të ardhmen e Rrahmanit që debutoi me Napolin vetëm në vitin 2021

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria italiane nën presion mbi planin e rimëkëmbjes ekonomike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian