Liverpooli dhe Evertoni ndeshjet si vendas i luajnë me dyer të mbyllura

Liverpooli dhe Evertoni do të duhet të luajnë ndeshjet si vendas prapa dyerve të mbyllura sërish, për shkak se regjioni i qytetit të Liverpoolit është vendosur në nivelin e tretë të masave kundër COVID-19.

Derisa Liverpooli do të luajë tre ndeshjet e radhës në udhëtim, përfshirë edhe atë ndaj Aston Villës në FA Cup. Ndeshja e radhës e tyre në shtëpi do të jetë ndaj rivalit Manchester Unitedit më 17 janar tani do të luhet pa spektatorë.

Evertoni gjithashtu do të jetë pa tifozë të premten ndaj West Hamit, e njëjtë edhe ndaj Rotherhamit, më 9 janar në kuadër të FA Cup.

Dy klubet nga qyteti i Liverpoolit ishin në mesin e skuadrave elitare që iu ishte lejuar të mirëpresin kthimin e 2 mijë tifozëve gjatë këtij muaji, pasi ishin në nivelin e dytë të regjioneve të caktuara për masat kundër koronavirusit.

Në nivelin e tretë të kufizimeve, të gjitha ngjarjet sportive profesionale zhvillohen me dyer të mbyllura.

Ngjarja paraprake

Kjo do t'ju befasojë: Lëngu i vetëm që zhduk dhjamin

Ngjarja e ardhëshme

​Xhafer Gashi uron për Ditën e Veteranëve: Kjo ditë të shërbejë si thirrje për realizimin e idealeve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian