Liverpooli, 40 milion euro për mbrojtësin e talentuar francez

Mediat angleze raportojnë se Liverpuli ka mbyllur marrëveshjen me Lejpcigun për transferimin e Ibrahima Konate, në “Anfield Roud”. Shifra që bëhet fjalë të mbyllet operacioni është 40 milionë euro.

Konate aktualisht është i impenjuar me kombëtares e Francës U21 në Europian, ku dhe ishte në fushë mbrëmjen e kaluar në fitoren 0-2 të arritur ndaj Rusisë.

Në lidhje me zërat që e çojnë te Liverpulli, Konate është përgjigjur dhe i ka habitur të gjithë.

“U zgjova sot dhe pashë telefonin tim që kisha qindra njoftime dhe shumë thirrje të humbura. Në atë moment thjesht doja t’u thoja të gjithëve: ‘Hej, dje isha në fushë duke luajtur dhe jam i lodhur. Thjesht më lini rehat.’”

Pak me humor dhe pak me të qeshur, kjo ka qenë përgjigja e Konate në lidhje me transferimin e tij te Liverpulli. 21-vjeçari i Lajpcigut luan në qendër të mbrojtjes dhe shihet si një ndër lojtarët më premtues. Konate është prej 4 vitesh pjesë e Lajpcigut, që nga viti 2017, kur u largua me parametra zero nga Sosho.

Ngjarja paraprake

Pagesat dhe digjitalizimi i tregut ‘online’

Ngjarja e ardhëshme

801 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian