Liverpool ofron Minaminon në shkëmbim për yllin e Sevillas

Liverpool është duke përgatitur një ofertë ku përfshihet sulmuesi Takumi Minamino për të nënshkruar me Lucas Ocampos, lojtar i Sevillas.

Ocampos iu bashkua Sevillas nga Marseille edicionin e kaluar dhe impresionojë me 17 gola dhe pesë asistime, derisa fituan Ligën e Evropës.

Edhe në këtë edicion, lojtari është në formë të mirë, meqenëse ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Sipas La Razon, “Reds” janë impresionuar nga progresi i lojtarit dhe do ofrojnë mundësinë e shkëmbimit.

Minamino arriti në “Anfield” në janar të vitit 2020, por dështoi të gjejë vend, ndërsa muajin e kaluar kompletoi huazim te Southampton.

Gjiganti anglez pritet që në verë të bëjë disa largime dhe ndër to edhe Xherdan Shaqiri pritet të largohet.

Ngjarja paraprake

Basha: Qeveria Rama falsifikoi firmën e sekretarit amerikan

Ngjarja e ardhëshme

Osmani për vizitë pune në Francë 

të fundit nga