Liverpool habit, ua bën një pyetje tifozëve për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri ishte titullar në formacionin e Liverpoolit në ndeshjen e djeshme (e marte) ndaj Midtjyllandit.

Në kuadër të grupit D në Champions League, Liverpooli mposhti pastër Midtjyllandin me rezultat të pastër, 0:2.

Mesfushori nga Kosova ishte titullar derisa bëri një paraqitje solide në mesfushë.

Lidhur me paraqitjen e tij, klubi i Liverpoolit ka pyetur ndjekësit në “Facebook” se si e vlerësojnë Shaqirin.

“Sa i mirë ishte ky njeri mbrëmjen e kaluar?”, shkruan faqja e Liverpoolit në “Facebook”.

Ngjarja paraprake

Gruaja se mban dot të qeshurën para Kryeministrit, policia e shoqëron në komisariat. Ja kur ka ndodhur

Ngjarja e ardhëshme

Shënohet rekord i ri i rasteve pozitive me COVID-19, flet drejtoresha e Klinikës Infektive

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian