Liverpool e bleu atë si zëvendësues, dhe Diogo Jota i la në hije të gjithë

Kur Liverpool solli Diogo Jotan nga Wolverhampton verën e kaluar, shumë menduan nëse shuma prej 45 milionë eurosh ishte shumë për një lojtar që u soll si zëvendësim për Mane dhe Salah.

Tani, pasi dje ai i dha tre gola ndaj Atalantas, shtrohet pyetja – a duhet të jetë Jota lojtari i ekipit të parë?

Kundër ekipit që luan futbollin më tërheqës në Serie A, portugezi luajti një ndeshje fantastike. Iu deshën vetëm katër goditje dhe 65 minuta për të shënuar tre gola dhe kështu të luante një rol të rëndësishëm në triumfin e Liverpool.

Ai përfitoi shumë nga shansi që Roberto Firmino nuk luajti dhe tregoi se mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm në krye të sulmit. Lëvizja e tij pa top është vërtet e shkëlqyeshme, ai lëvizë në hapësirë, u mundëson hapësirë ​​shokëve të tij të skuadrës dhe futet në shanse vetë.

Me këto tre gola, Jota arriti në kuotën e shtatë golave ​​këtë sezon. Përveç Atalantës në Ligën e Kampionëve, ai realizoi edhe kundër Midtjylland. Në Premierligë ai shënoi gola kundër: West Ham, Arsenal dhe Sheffield.

Ai e arriti këtë vetëm në 500 minuta lojë, që do të thotë se ai shënon një gol çdo 70 minuta. Salah shënoi dy më shumë, por iu deshën 460 minuta më shumë. Mesatarisht, Salah ka nevojë për 107 minuta për të shënuar këtë sezon. Mane dhe Firmino së bashku shënuan pesë gola, dy më pak se Jota.

Tashmë duhet të ketë ‘kokëdhimbje’ për Klopp, se kush duhet të startojë më përpara në majen e sulmit.

Ngjarja paraprake

Forcat policore i rrethojnë shtëpinë! EULEX-i në banesën e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi

Ngjarja e ardhëshme

Sytë tregojnë nivelin e inteligjencës së një personi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian