Sot numërohen orët e fundit të merkatos në futboll.
Skuadrat evropiane synojnë të bëjnë lëvizjet e tyre të fundit këtë merkato, për të vazhduar në mënyrë sa më solide sezonin e ri.
Me orët e fundit që po numërohen këtë merkato, numri i lëvizjeve që do të ndodhin sot pritet të jetë i madh.
Memphis Depay pritet t’i bashkohet Barcelonës, Federico Chiesa Juventusit, kurse skuadër pritet të ndërrojë edhe Xherdan Shaqiri e Douglas Costa.
Do t’iu mbajë të informuar në kohë reale me zyrtarizimet e fundit në këtë merkato.
00:24 – Paris Saint Germain zyrtarizon huazimin e Moise Kean nga Everton.
09:35 – Parma nënshkruan me Mihaila. Anësori 20 vjeçar vjen nga kampionati rumun.
10:00 – Everton zyrtarizon transferimin e Ben Godfrey. Lojtari do të jetë me Everton deri në vitin 2025.
11:04 – Ryan Sessegnon lë Tottenhamin, huazohet te Hoffenheim
11:10 – PSG huazon Danilo Pereiran e Portos.
11:50 – Inter huazon Matteo Darmian.
12:32 – Sevilla transferon Idrissi, nga AZ Alkmaar.