LIVE: Sirenat ajrore dëgjohen në disa qytete të Ukrainës – detajet e fundit

Përballë humbjeve të vazhdueshme të personelit në Ukrainë, ushtria ruse po thërret përforcime nga i gjithë vendi, sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës publike të publikuar të martën nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Rusia po kërkon gjithnjë e më shumë të gjenerojë trupa shtesë për të forcuar dhe zëvendësuar humbjet e personelit të saj”, thuhet në vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ka të ngjarë që Rusia po lufton për të kryer operacione sulmuese përballë rezistencës së qëndrueshme ukrainase.”

 “Rusia ka të ngjarë të përpiqet t’i përdorë forcat për të mbajtur territorin e kapur dhe për të çliruar fuqinë e saj luftarake për të rinovuar operacionet sulmuese të ngecura”, thuhet në vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar.

Biden thuhet se do të dërgojë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Presidenti Joe Biden do të nidhmoj Ukrainën me një shtesë prej 1 miliard dollarësh (777 milion £) në ndihmë ushtarake të SHBA-së sa më shpej, raporton Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë.

Image

Trupat ukrainase u panë duke ngarkuar raketa Stinger të prodhuara nga SHBA në fillim të shkurtit përpara fillimit të luftës

Paratë do të shkojnë për armët kundër blinduara dhe kundërajrore, si Stingers dhe Javelins, shkruan gazeta. Financimi do të vijë nga afro 14 miliardë dollarë që Kongresi votoi për t’i dhënë Ukrainës javën e kaluar, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, shifra do të jetë 800 milionë dollarë ndihmë për sigurinë.

Që nga viti 2014, SHBA ka ofruar më shumë se 2.5 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Dërgesa më e fundit e armëve u miratua më 26 shkurt dhe kap vlerën e rreth 350 milionë dollarëve.

Sirenat ajrore bien në disa qytete të Ukrainës

Sirenat para agimit janë ndezur sërish në disa qytete në Ukrainë.

Sirenat kanë rënë në Kiev, Lviv, Ivano-Frankivsk, Odesa, Dnipro, raportojnë mediat lokale dhe gazetarët në terren.

Pakistani dërgon ndihmë urgjente në Ukrainë

Pakistani dërgoi dy avionë C-130 me ndihmë humanitare në Ukrainë të martën mbrëma, sipas ministrit të jashtëm pakistanez Shah Mehmood Qureshi.

Duke folur në bazën ajrore Noor Khan në kryeqytetin pakistanez ndërsa avionët niseshin, Qureshi tha se ndihma u dërgua me kërkesë të Ambasadës së Ukrainës në Islamabad, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ndihma përfshin, tenda, batanije, çanta gjumi, gjeneratorë, sapun, larje dore, ilaçe dhe ushqime të konservuara.

Pakistani “dëshiron që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe diplomacisë“, tha Qureshi, duke shtuar se ndihma po dërgohet në bazë të “historisë së gjatë të marrëdhënieve të mira të Pakistanit me Ukrainën“./BOTASOT

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e mërkurë 16 mars 2022

Story i radhës

Bitcoin and Ethereum Rally Fades, EGLD, WAVES, and GRT Jump

Të fundit nga