LIVE/ Rama i referohet Ngjelës në komision, ironi edhe me Këlliçin. Më kërko një ndjesë të vockël tani!

schedule12:59 – 23 Shkurt, 2022

Kryeministri Rama tha se do të rrinte gjatë në Komision për t’iu përgjigjur interesit të deputetëve. Rama tha se Tabaku gaboi duke thënë se inceneratori i Tiranës po financohej nga buxheti i shtetit. Sipas tij, nga buxheti financohen inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Është një term që ma ka mësuar avokat Ngjela, quhet Lajthitje në Objekt. Tirana nuk është financuar nga buxheti i shtetit, Elbasani dhe Fieri po”, tha Rama duke shkaktuar reagimin e Tabakut dhe Belind Këlliçit.

Ndaj këtij të fundit Rama tha: Pasi ke ndejtur aq gjatë në të ftohtë në stadium, nuk mund t ëiki pa të dëgjuar ty.

Madje, tha Rama, nuk iki pa ju dëgjuar të gjithëve dhe mund të sillni edhe të tjerë këtu me ndërrim.

Kryeministri i tha Tabakut që t’i kërkonte ndjesë pasi e kishte fyer gjatë pyetjeve. /

Story i mëparshëm

“Mos më ngri zërin”, “O zonjë”/ Debatet në komision, Rama përplaset me Tabakun

Story i radhës

Kovaçevski: Qëndrojmë maksimalisht të përkushtuar parimeve të qeverisjes së hapur

Të fundit nga