Lufta në Ukrainë, paralajmëron Zelensky: Ja kush do të përfitonte nëse do të kishte një armëpushim
Nuk ka paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha këtë të enjte se një armëpushim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës nuk do të çonte në dialog politik dhe se nga diçka e tillë do të përfitonte vetëm Moska.
Gjatë një turneu në rajonin e Baltikut, Zelensky u tha gazetarëve në kryeqytetin estonez, Talin, se çdo pauzë do të rrezikonte lënien e Rusisë të rigrupohet dhe të rrisë furnizimin e saj me municione. “Ne nuk do të rrezikojmë”, tha ai.
“Pauza nuk do të çonte në përfundimin e luftës, nuk do të çonte në dialog politik me Rusinë apo dikë tjetër… Dhe faleminderit Zotit e gjithë kjo është vendosur në Ukrainë dhe nuk do të ketë pauza në përfitim të Rusisë”, tha ai.
Në udhëtimin e tij në Lituani, Letoni dhe Estoni – disa nga mbështetësit e tij më të vendosur në Bashkimin Evropian dhe aleancën ushtarake të NATO-s – Zelensky shpreson të sigurojë më shumë ndihmë financiare dhe ushtarake dhe të diskutojë ofertat e Kievit për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE.
Tri shtetet baltike ishin vendet e para perëndimore që furnizuan Ukrainën me armë në javët para pushtimit rus, në shkurt 2022.
Zelenskiy tha se Rusia po përballej me një “deficit” municioni dhe po luftonte për të rindërtuar trupat e saj elitare.
Ai pretendoi se Rusia po negocionte blerjet e raketave nga Irani dhe se forcat ruse kishin marrë më shumë se një milion municione nga Koreja e Veriut.
Zelensky refuzoi të komentojë deklaratat e ministrit italian të Mbrojtjes se kishte ardhur koha për diplomaci në konflikt.
“Nuk kam pasur kurrë negociata të tilla me Italinë në asnjë nivel, kështu që është e vështirë për mua të komentoj”, tha ai.
Kritikoi Vladimir Putin, e pëson keq lider i “Frontit të Majtë” në Rusi
Sergei Udaltsov, një aktivist rus pro-luftë dhe kritik i presidentit rus Vladimir Putin, është arrestuar të enjten me akuza për terrorizëm, ka thënë avokati i tij për agjencinë ruse të lajmeve “TASS”.
Udaltsov është lider i “Frontit të Majtë”, një grup i partive politike që kundërshton Putinin dhe që është i lidhur me Partinë Komuniste.
Ai kishte rënë në sy gjatë protestave të vitit 2011-12, që ishin më të mëdha në Rusi që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Për pak kohë ai ishte aleat me politikanin opozitar rus, tashmë të burgosur, Alexei Navalny.
Shumë aktivistë, avokatë dhe figura të opozitë janë arrestuar dhe burgosur në Rusi që nga pushtimi rus i Ukrainës. Udaltsov dallon prej tyre pasi ka mbështetur luftën dhe aneksimin e Krimesë, por mbetet kritik i Putinit.
Të enjten, Udaltsov shkroi në kanalin e tij në rrjetin social “Telegram” se policia po trokiste në derën e shtëpisë së tij për ta bastisur.
Avokatja e tij, Violetta Volkova, tha për “Tass” se pajisjet elektronike janë konfiskuar gjatë bastisjes, dhe se është hapur rast penal kundër Udaltsovit për “justifikim të terroriznmit” dhe se është marrë në pyetje e është paraburgosur. Volkova tha se ai pritet të paraqitet në gjykatë të premten. Nëse shpallet fajtor mund të dënohet me shtatë vjet burgim.
Kievi paralajmëron: Rusia mund të mposht mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Rusia e filloi vitin e ri me një breshëri sulmesh ajrore, duke përfshirë natën më të rëndë të sulmeve me raketa që nga fillimi i luftës, ndërsa Ukraina lufton për të përballuar një kërcënim në zhvillim me furnizimin e kufizuar të sistemeve të mbrojtjes perëndimore.
Sulmet e janarit të Rusisë kanë përdorur të gjithë gamën e arsenalit të saj ajror: raketa lundrimi, raketa balistike nga afër kufirit ruso-ukrainas, raketa hipersonike dhe drone më të ngadaltë, të gjitha ndonjëherë përdoren për të goditur të njëjtin objektiv, tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak për CNN në Kiev.
Analistët ndërkombëtarë thonë se sulmi i raketave ruse, të grumbulluara për muaj të tërë, synon të kapërcejë mbrojtjen e kufizuar raketore të Ukrainës.
Kjo qasje ka pasur njëfarë suksesi. Sipas autoriteteve ukrainase, Ukraina arriti të rrëzonte vetëm 18 nga 51 raketat e lëshuara në vend më 8 janar.
Kanë hyrë në lojë edhe taktika të reja.
Disa ndryshime janë të thjeshta: Rusia ka filluar t’i lyejë dronët e saj të prodhuar nga Irani me ngjyrë të zezë, duke i kamufluar në qiellin e natës.
Suedia i druhet një lufte me Rusinë, mobilizon forcat
Ministri i Mbrojtjes Civile të Suedisë, Carl-Oskar Bohlin dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Suedisë, gjenerali Per Micael Bydén, thanë se “mund të ketë luftë” në Suedi dhe se “të gjithë suedezët duhet të përgatitet për këtë mundësi”, raporton BBC.Politikanët opozitarë i cilësuan këto deklarata si ekzagjerim. Ish-kryeministrja Magdalena Andersson tha se gjendja aktuale e sigurisë është serioze, por se lufta nuk është saktësisht se është “pranë”. Pavarësisht polemikave shumë i interpretuan paralajmërimet si një thirrje zgjimi. Pas më shumë se 200 vjet paqeje, Suedia është gati t’i bashkohet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) – priten dritat jeshile nga parlamenti turk dhe Hungaria.
Gjenerali Per Micael Bydén tha se deklarata e tij nuk është asgjë e re. Bydén vizitoi Ukrainën një muaj më parë dhe Suedia është një nga vendet që trajnon pilotët ukrainas.
“Nuk doja që njerëzit të shqetësoheshin, por të mendonin për situatën dhe detyrimet e tyre”, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Suedisë. Përveç kësaj, Suedia thuhet se po shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë të avancuar Gripen në Ukrainë.
Ministri i Mbrojtjes Civile të Suedisë, Carl-Oskar Bohlin, tha se paralajmërimin nuk e ka bërë me qëllim të frikësimit të suedezëve, por të ndërgjegjësimit të tyre për atë që po ndodh realisht në botë. Ai u bëri thirrje autoriteteve lokale, menaxherëve të urgjencës dhe individëve që të përgjigjen. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Suedisë dhe të tjerëve që të prodhojnë armë dhe të bashkëpunojnë në mënyrë që “të bëhemi më të fortë së bashku”.