​Livakovic drejt gjigantit italian

Dominik Livakovic ishte njëri nga emrat që shkëlqeu në Kampionatin Botëror të futbollit që u zhvillua në Katar duke e ndihmuar Kroacinë që të zë vendin e tretë.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse, e ardhmja e tij padyshim se do të jetë në ndonjërën prej skuadrave të mëdha evropiane.

“Sipas “Tuttomeractoëeb” , heroi kroat i Kupës së Botës, po tërheq interes nga Juventusi.

Gardiani kroat e udhëhoqi vendin e tij në një tjetër gjysmëfinale me performancë shembullore në penallti kundër Brazilit në Katar.

Dhe që atëherë, çmimi i Livakoviçit është ngritur në qiell me Juventusin që kërkon të përfitojë nga kjo mundësi.

“Zonja e Vjetër” po kërkon pasardhësin e Szczesny dhe ata mendojnë se Livakovic mund të jetë një kandidat ideal.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Türkiye: Avionët grekë u përpoqën të pengonin fluturimin e NATO-s, por Forcat tona Ajrore u përgjigjën

Story i radhës

The Guardian: Kërkesa e Serbisë ndaj NATO-s, shqetësim që mund të jetë hap i parë drejt një vendimi të njëanshëm

Të fundit nga