Listat e pastra, Sejamini: Partitë i marrin “të fortët” ose për muskuj ose për para

Shumë pak kohë na ndan nga zgjedhjet e 2021-shit dhe një nga çështjet më të rëndësishme janë listat e pastra.

Analisti Neritan Sejamini në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme tha se partitë politike i marrin kriminelët e i bëjnë deputetë ose për muskuj ose për para. Ai thekson se paritë e kanë shumë të lehtë që t’i dallojnë këta persona dhe se politikanët me një karrierë politike nuk mund të jenë kriminelë.

“Kryeministri ka dhënë përgjigje arrogante, ajo që thotë ai është e pavërtetë, nëse do të shikojmë të gjithë, këta janë të fortë që partitë i marrin ose për muskuj ose për para. Nuk ka pasur politikanë karriere me rekorde kriminale. Partitë nëse nuk duan që të rekrutojnë persona të tillë e kanë shumë të lehtë që të verifikojnë. Të gjithë ata që merren pa një karrierë politike. Po flasim me njerëz që janë kapur për krime apo janë dënuar për krim. Kriminelët s’mund të jenë vetë për shembull, por mund të fusin fëmijët, nipërit. Ambasadorja Kim ka një thirrje shumë normale. Kim ka qëllim që në parlament mos të ketë kriminelë si në vitet e fundit, sepse ka pasur edhe vrasës në Kuvend”, tha Sejamini.

Ngjarja paraprake

BE-ja ashpërson rregullat për hyrjen e vizitorëve

Ngjarja e ardhëshme

Arrestohet vrasësi i Martin Neshkovskit, Spasov

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian