lirohet nol nushi jep detaje pas ndalimit ne kufirin kosove maqedoni 678847308ea39

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë – Maqedoni

January 16, 2025
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka njoftuar se është liruar pas ndalimit nga Policia në kufirin Kosovë – Maqedoni.

Në një postim në Facebook, Nushi konfirmoi se ishte mbajtur për dy orë në stacionin policor në kufi.

“U lirova, pas dy orësh ndalese në stacionin policor në kufirin Kosovë – Maqedoni,” shkroi ai.

Nushi bëri të ditur se ndalimi lidhej me një vepër penale të vitit 2016, kur ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Ai e cilësoi ndalimin si të motivuar politikisht, duke akuzuar autoritetet për selektivitet ndaj aktivistëve të PSD-së.

“Më ndaluan për një vepër të vitit 2016 si aktivist i VV. Çka kuptova është që këso ndalesa kanë vetëm aktivistët e PSD. Nuk kishin ndonjë rast që kishin ndalë ndonjë të LVV, ndonëse aktivitetet i kemi bo bashkë,” tha ai.

Nushi falënderoi të gjithë ata që shprehën interes për situatën e tij dhe ngriti shqetësimin për trajtimin e diferencuar të aktivistëve politikë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nuredin dumani zgjon spak un verifikohet kartela e bashkepunetorit te drejtesise cfare shkruhej ne raportin qe e liroi nga burgu 67883dd31e838
Story i mëparshëm

Nuredin Dumani “zgjon” SPAK-un, verifikohet kartela e bashkëpunëtorit të drejtësisë, çfarë shkruhej në raportin që e liroi nga burgu

steph curry i frymezuar nga messi 67884aef2ce29
Story i radhës

Steph Curry, i frymëzuar nga Messi

Të fundit nga

ShkoLartë