lirohet nga detyra prefekti i qarkut vlore flamur mamaj kush eshte ish deputeti qe u emerua ne vend te tij 65f1e6cb9afa6

Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, kush është ish-deputeti që u emërua në vend të tij

March 13, 2024
1 minut lexim

Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij është emëruar ish-deputeti Vangjel Tavo.

Vendimi për lirimin e Mamajt nga detyra mban firmës e kryeministrit Edi Rama dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Tavo është ish-deputeti që kohët e fundit u përfol se i ishte kërkuar nga Rama për të marrë drejtimin e bashkisë së Himarë, por një pretendim i tillë u hodh poshtë nga vetë ai.

Edi Rama dhe Vangjel Tavo

Vendimi:

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

MARKETING

RENT A CAR

abdixhiku per vendimin e kurtit per manastirin ndertimit te kauzave per ardhje ne pushtet i thone mashtrim 65f1e34627e3b
Story i mëparshëm

Abdixhiku për vendimin e Kurtit për Manastirin: Ndërtimit të kauzave për ardhje në pushtet i thonë mashtrim

shba sanksionon tre zyrtare te republikes serbe 65f1e74263845
Story i radhës

​SHBA sanksionon tre zyrtarë të Republikës Serbe

Të fundit nga

ShkoLartë