Liria e Prizrenit është në krizë të rezultateve duke përfunduar në vend të fundit me 9 pikë në pjesën vjeshtore të elitës së futbolli të Kosovës.
Liria mbetet pa kryetrajner.
“Mirsad Jonuz nuk është më kryetrajner i Lirisë.
Sot në mesditë, me marrëveshje klubi dhe trajnerit Mirsad Jonuz, kanë ndërprerë bashkëpunimin”, njofton FC Liria.
“Po. Liria sot ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme.
Trajnerin e falënderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, ka thënë Valon Osmani, kryetar.
Liria, shpejtë do të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t’i prijë skuadrës në edicionin pranveror.