Linkedin ndryshon algoritmin drejt përmbajtjeve më të personalizuara

Linkedin ka vendosur të përditësojë algoritmin duke ndryshuar mënyrën sesi përmbajtja renditet.

Gjithashtu përdoruesit do të kenë më tepër kontroll mbi kohështrirjen e tyre dhe të bllokojnë shfaqjen për disa kategori përmbajtjesh.

Përdoruesit për më tepër mund të zgjedhin të shohin më tepër përmbajtje nga liderët, ekspertët e industrisë dhe krijuesit që nuk janë në listën e ndjekësve.

Përditësimi është ideuar që të krijojë eksperiencë më të personalizuar me përmbajtje që përdoruesve ju interesojnë më të vërtetë.

Përdoruesit do të kenë më shumë kontroll

Linkedin do të ofrojë opsione për përdoruesit që duan të kufizojnë përmbajtjet për të cilat nuk janë të interesuar.

Mjafton që të zgjidhni opsionin “I don’t want to see this” për postimet individuale si dhe të minimizoni përmbajtjet nga autorë specifikë.

Përdoruesit gjithashtu mund të kufizojnë sasinë e përmbajtjeve politike që shfaqen në kohështrirjen e tyre edhe pse ky funksionalitet ofrohet vetëm në SHBA e madje në fazë testimi.

Kohështrirja do të tregojë më pak lajme të parëndësishme

Ndryshimet në algoritmin e Linkedin do të thotë se rrjeti i një përdoruesi do të ketë më pak aktivitet të shënjestruar.

Do tu jepet prioritet postimeve dhe veprimeve që kanë vlerë dhe jo komenteve dhe veprimeve të ndjekësve që nuk janë të rëndësishme për ju.

Linkedin do të tregojë më shumë:

  • Postime, video dhe përmbajtje në përputhje me interesin e përdoruesit
  • Mundësi për ndërveprim të vërtetë
  • Biseda të sigurta dhe produktive në përputhje me udhëzimet komunitare

Linkedin do të tregojë më pak:

  • Përditësime pa rëndësi si përshembull komenti i një profili që ndiqni në një postime të dikujt që ju nuk jeni i lidhur
  • Postimet me orientim politik
  • Paralajmërime
  • Postime të cilësisë së ulët që të nxisin të klikosh
  • Anketa nga persona që nuk i njihni

Ndryshimi i algoritmit vjen në një kohë kur angazhimi në Linkeidn është rritur në 18 muajt e fundit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri i jashtëm i Austrisë Shalenberg nesër në Shkup

Story i radhës

Ganiu-Geer: Çairi është Europë

Të fundit nga