Milanit dhe Romës raportohet se i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Jesse Lingardin si lojtar të lirë.
Anglezi nuk po ka minuta te Manchester United dhe largimi i tij pritet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, për Lingardin nuk mungon as interesimi nga Newcastle United e West Ham United.
Por, Milanit dhe Romës thuhet se i është ofruar shansi për të nënshkruar me 29-vjeçarin, të cilit i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq” më 30 qershor.
Një transferim i tij i mundshëm në “Olimpico” do të ishte një ribashkim me trajnerin portugez, Jose Mourinho.