​Lindja e Republikës italiane

Më 2 qershor të vitit 1946, në një referendum, italianët votojnë për ta kthyer Italinë nga një monarki në Republikë. Pas referendumit, Mbreti italian Umberto II ikën në mërgim.

Më 2 dhe 3 qershor 1946 do të mbahej referendumi institucional i shpallur për votim të përgjithshëm, me të cilin italianët thirreshin në kutitë e votimit për t’u shprehur mbi formën e qeverisjes që donin t’i jepnin vendit pas rënies së fashizmit, monarki apo republikë. 

Pas 85 vitesh mbretëri, me 12.718.641 vota pro dhe 10.718.502 kundër, Italia bëhet Republikë dhe monarkët e shtëpisë së Savojës emigrojnë.

Më 2 qershor festohet lindja e kombit, në mënyrë të ngjashme me 14 korrikun francez (përvjetori i marrjes së Bastiljes) dhe më 4 korrikun e Shteteve të Bashkuara (ditë në të cilën më 1776 ishte nënshkruar deklarata e pavarësisë). 

Është një moment shumë i rëndësishëm edhe për faktin se në botë jetojnë rreth 60 milionë pasardhës të italianëve të emigruar dhe 4 milionë e 500 mijë me pasaportë italiane që jetojnë jashtë vendit. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ronela së shpejti do ta publikojë këngën e saj të parë në italisht

Story i radhës

Çfarë është konkurrenca ndërseksuale midis grave

Të fundit nga