Limaj: Kam një ton e gjysmë dokumentacione nga proceset gjyqësore

Kryetari i partisë NISMA, pjesë e koalicionit qeverisës LDK-AAK-NISMA Fatmir Limaj, ka thënë se posedon një ton e gjysmë informacion nga të gjitha proceset gjyqësore, gjatë kohës sa po gjykohej nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

I pari i NISMA-s, një gjë të tillë e ka thënë në Kanal10’, teksa ka shquar se një sasi e tillë e dokumentacioneve i kanë shërbyer atij të shndërrohet në “një avokat të mirë”.

“Në arkivën time kam një ton e gjysmë dokumentacione për të gjithë procesin gjyqësor. Kështu që, për 14 muaj aktive të luftës time, jam gjykuar e hetuar 14 vite. Me e pasë nisë luftën e parë botërore edhe të dytën, më shpejt e kishin kry njerëzit. Atë dokumentacion e kam arkivu në shtëpi. Atë çfarë kam përfituar nga ajo është se jam bërë një avokat i mirë”, ka deklaruar Limaj.

Kryetari aktual i NISMA-s është gjykuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, për korrupsion në kohën sa shërbente si Ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, si dhe për rastin Kleçka.

Ngjarja paraprake

Sa u mbajtën sekrete aktakuzat për ish luftëtarët e UÇK-së? (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

Virologu italian kundër “histerisë” së pandemisë COVID-19: Një karantinë tjetër do të ishte vdekjeprurëse

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian