Lil Nas X dizajnon modelin e atleteve që përmbajnë gjak njeriu “Satan Shoes”

Reperi dhe këngëtari Lil Nas X po i lanson një palë atlete kontroverse, të quajtura “Satan Shoes”, dhe të cilat e përfshijnë një pentagram bronzi, një kryq të përmbysur dhe një pikë gjaku të vërtetë njerëzor.

Atletet ngjyrë të zezë dhe kuqe janë pjesë e bashkëpunimit ndërmjet, Lil Nas X dhe kompanisë kolektive të artit me bazë në New York, “MSCHF”. Ato janë krijuar bazuar në modelin e vitit 1997 të atleteve “Nike Air Max”, megjithëse marka e veshjeve sportive është distancuar nga ky dizajn i ri.

“Ne nuk kemi bashkëpunim me Lil Nas X apo ‘MSCHF’. Kompania ‘Nike’ nuk i ka dizajnuar apo lansuar këto atlete dhe ne nuk i mbështesim ato”, shkruhej në emailin e markës së njohur sportive, drejtuar “CNN”-it.

Image

Një zëdhënës i kompanisë “MSCHF” ka bërë të ditur se gjaku i përfshirë në këtë koleksion atletesh, është siguruar nga dy anëtarë të kolektivit të artit: “Neve na pëlqen të sakrifikojmë për artin tonë”. Tutje ai e ka konfirmuar lajmin se “Nike” nuk ka qenë e përfshirë në krijimin e këtij modeli, në asnjë mënyrë të mundshme.

Modeli i atleteve ka shkaktuar reagime të ashpra gjatë fundjavës, dhe tërhoqi kritika nga një numër figurash të larta politike dhe fetare të cilët i përshkruan këto atlete si “të liga” dhe “herezi”.

Por disa adhurues të yllit të hitit “Old Toën Road”, e kanë shfaqur përkrahjen ndaj idhullit të tyre në rrjetet sociale, duke e shprehur dëshirën për t’i blerë një palë të këtyre atleteve.

Çmimi i atleteve në fjalë është 1,018 dollarë, një referencë në fragmentin biblik Luka 10:18 që thotë: “Unë e pashë djallin të binte si një rrufe nga qielli”.

Para tri ditësh, Lil Nas X e lansoi edhe videoprojektin e ri muzikor me titull “Montero (Call Me By Your Name)”, i cili po ashtu është pritur me Kritika të përziera dhe ka shkaktuar debate për përmbajtjen e tij. Bujë të madhe sidomos kanë bërë skenat ku këngëtari shfaqet duke i bërë vallëzim provokues djallit, para se ta vrasë atë dhe t’ia rrëmbejë kurorën e mbretit të ferrit.

Kënga tashmë është publikuar në platformën muzikore YouTube ku i numëron më shumë se 30 milionë klikime.

Ngjarja paraprake

Hezbollahu vazhdon trajnimin e armatosur për kriminelët e luftës Shabiha në Siri

Ngjarja e ardhëshme

Anija e bllokuar në Kanalin e Suezit nis të lëvizë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian