Ligjvënësja ruse: Zelenskyy në Washington do të diskutojë dërgesat e reja të armëve dhe jo paqen

Kryetarja e Këshillit të Federatës Ruse, Valentina Matvienko ka deklaruar se SHBA-ja nuk do të përpiqet të bind presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, që të nisë bisedimet e paqes me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti ukrainas sot pritet të zhvillojë një vizitë në Washington, vizita e tij e parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sipas kryetares së Dhomës së Lartë të Parlamentit të Rusisë, gjatë vizitës së presidentit Zelenskyy në Washington do të diskutohen dërgesat e reja të armëve në Kiev, të cilat “nuk kontribuojnë në fillimin e bisedimeve të paqes”.

“Tani, në vizitën e Zelenskyy-t në SHBA, jam e sigurt se nuk do të ketë parakushte për t’i kërkuar Ukrainës për paqen, për t’i kërkuar negociatat”, tha Matvienko në një konferencë për media në Moskë.

“Do të diskutohet për furnizimet e reja të armëve, do të diskutohet buxheti në rritje për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, gjë që në vetvete nuk krijon parakushte për fillimin e negociatave”, shtoi ajo.

Matvienko tha se ajo pret që vizita të jetë një “shfaqje” e administratës amerikane para se ta dërgonte presidentin ukrainas “të kthehet në luftë”.

“Me shumë gjasa, vizita do të përfundojë vetëm me këtë”, tha ajo.

Sot, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Zelenskyy do të qëndrojë për vizitë në Washington për t’u takuar me homologun e tij amerikan, Joe Biden si dhe për t’u adresuar në Kongresin Amerikan.





Story i mëparshëm

Türkiye e shqetësuar nga pezullimi i arsimit universitar për femrat në Afganistan

Story i radhës

Dhjetëra izraelitë bastisin kompleksin Al-Aksa për festën e tyre Hanukkah

Të fundit nga