ligji per paga e parasheh pagen me te ulet 240 euro kerkohen ndryshime 66f84cf11bd2b

Ligji për Paga e parasheh pagën më të ulët 240 euro, kërkohen ndryshime

September 28, 2024
1 minut lexim

Më 1 tetor do të hyjë në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro. Mirëpo ky vendim vlerësohet se po bie në kundërshtim me Ligjin për Paga në Sektorin Publik. Kjo pasi ligji e përcakton që koeficienti më i ulët i pagave është 2, e që i bie që paga më e ulët në sektorin publik të jetë 240 euro. Njohës të fushës thonë se duhet të bëhen ndryshime para 1 nëntorit.

Kanë mbetur edhe tri ditë kur vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro të hyjë në fuqi. Megjithatë ai po bie në kundërshtim me Ligjin e Pagave, sepse në Ligjin e Pagave në sektorin publik koeficienti më i ulët është 2, e që bie që paga më e ulët në Kosovë të jetë 240 euro e jo 350.

Njohës të fushës thonë se para ekzekutimit të pagave, duhet të bëhen ndryshime në këtë ligj.

Nga opozita deklarojnë se ekzekutivi po i shkel ligjet e miratuara nga vetë ai. Mirëpo ndryshe shprehen nga pozita.

Rritja e pagës minimale në Kosovë është konsiderohet si e kundërligjshme pasi një vendim të tillë sipas përfaqësuesve të bizneseve është ndërmarrë pa u themeluar Këshilli Ekonomik Social.

Sipas Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, Qeveria e Kosovës përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social. 

MARKETING

RENT A CAR

siljanovska davkova me deklarata dhe rezoluta te reja sic po vepron bullgaria nuk zgjidhen problemet 66f84c7806f51
Story i mëparshëm

Siljanovska Davkova: Me deklarata dhe rezoluta të reja siç po vepron Bullgaria, nuk zgjidhen problemet

eksponentet e bdi se thone jemi gati 66f84cf6c1457
Story i radhës

Eksponentët e BDI-së thonë: Jemi gati!

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë