Ligji për Mediat, Rama: Nuk do ta çojmë sërish në Venecia

Gjatë konferencës së përbashkët me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë Ann Linde, kryeministri shqiptar Edi Rama u pyet për Ligjin e Mediave.

Pak ditë më parë, sekretari për mediat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës i sugjeroi mazhorancës se përpara se të finalizojë në Kuvendin e Shqipërisë ndryshimet në Ligjin për Media t’ia çojë edhe njëherë për një rishikim final Komisionit të Venecias.

Rama u pyet nëse do ta bëjë këtë veprim, por ai u shpreh i prerë.

“Jo, nuk do ta çojmë sërish në Komisionin e Venecias”.

Më tej, kryeministri shqiptar u shpreh se mbështetja më e madhe për këtë draft ka ardhur nga bizneset, të cilët, sipas kryeministrit, shantazhohen çdo ditë.

“Draft-ligji u diskutua më shumë sesa përgjatë një viti – shumë hapur, këtu dhe me OSBE-në. E nisëm me modelin gjerman, por na u tha se nuk është demokratik. Vijuam drejt modelit francez dhe atij kroat dhe na u tha se edhe ata nuk janë demokratikë dhe më pas bëmë një shumë demokratike mbështetur në konsulencën tonë me OSBE-në që në thelb nuk trajton plagën e debatit shqiptar lidhur me lajmet e rreme, me shpifjet, me diskriminimin e njerëzve, por ofron mundësinë që njerëzit, jo unë, të mbrojnë veten kur gjenden të sulmuar”.

“Mbështetja më e madhe erdhi nga njerëzit e biznesit, sepse ata shantazhohen çdo ditë. Megjithatë, ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias i cili nuk tha se ligji është në kundërshtim me parimet demokratike. Në këtë xhungël dezinformimi, lajmesh të rreme dhe keqedukimit të të rinjve, përmes shkeljes së etikës, së paku individët në këtë vend duhet të kenë të drejtën të kërkojnë llogari në gjykatë”.

Ngjarja paraprake

Ambasada Amerikane i dhuron MPB-së mjete mbrojtëse nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti Erdoğan mbërrin në Kuvajt

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian