ligji per energjetike bozhinovska po punojme ne hartimin e strategjise 678d46bcc181f

Ligji për energjetikë, Bozhinovska: Po punojmë në hartimin e strategjisë

January 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 janar – Maqedonia e Veriut për dekada të tëra vazhdimisht është një vend i varur nga importi i energjisë elektrike. Për këtë rast Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, në një deklaratë dhënë për “Radion Europa e Lirë”, ka thënë se vendi ynë është duke hartuar strategji në planin afatgjatë, dhe afatshkurtë që të lirohet nga kjo varësi.

Ajo gjithashtu ka theksuar se edhe gjendjen të cilën e kanë gjetur, ka qenë shumë e rrëndë.

“Ne kemi trashëguar probleme të mëdha në të gjithë sektorët e energjisë dhe aktualisht po punojmë në hartimin e Ligjit për Energjinë dhe sigurisht që jemi këtu në periudhën e dimrit. Pra fokusi është më së shumti në sigurimin e energjisë elektrike për qytetarët. Ne bëjmë strategji, afatshkurtëra dhe afatgjate. Ato afatshkurtra janë të fokusuara në kompleksin minerar TEC – Manastiri dhe furnizimin me thëngjill dhe angazhimin e të gjitha kapaciteteve tjera energjetike. Ndërsa në planin afatgjatë është krijimi i kapaciteteve të reja. Në fund të vitit të kaluar kemi nënshkruar për ndërtimin e kapaciteteve të reja për 100 megavat për ndërtimin e energjisë së gjelbër dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë”. – ka thënë Ministrja e Energjetikës dhe Lëndëve të para Minerale, Sanja Bozhinovska.

Ministrja Bozhinovska thotë se dikasteri i saj është duke punuar për krijimin e një rrjeti master të energjetikës, dhe deri në fund të vitit do të ketë mbi 1000 megavat burime të rinovueshme.

RMV sipas sajë është në një linjë me partnerët evropianë për tranzicionin e gjelbër. Bozhinovska gjithashtu tha se Qeveria e kaluar, për 7 vjet nuk ka ndërtuar asnjë kapacitet energjetik, por ka shpenzuar 400 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjerat po behen serioze i dashuri i dua lipes shoqerohet me familjen e saj 678d420c13258
Story i mëparshëm

Gjërat po bëhen serioze, i dashuri i Dua Lipës shoqërohet me familjen e saj

dy makina perplasen koke me koke ne durres njera perfundon ne kanal 678d4baa0940f
Story i radhës

Dy makina përplasen kokë më kokë në Durrës, njëra përfundon në kanal

Të fundit nga

ShkoLartë