Ligji antimafia/ Basha: Do anulojmë dhe do bëjmë të mundur rikuperimin e të ardhurave

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka premtuar edhe njëherë nga studio e Opinion se me ardhjen në pushtet të PD, do anulojë çdo koncesion të paligjshëm dhe do të bëjë të mundur rikuperimin e të ardhurave.

Lulzim Basha: Katër kallzime në prokurori dhe në qoftë se prokuroria, SPAKU në këtë rast, drejtësia e re nuk do të ishte ne presion politik. Po ta them dhe njëherë, në këtë aferë me tre pyetje të vetme.

Lorenc Vangjeli: Cilët janë pyetjet?

Lulzim Basha: Pyetja e parë është, si ka mundësi që u bënë tre afera të tilla pa garë. Pyetja e dytë është si ka mundësi që u dhanë para publike për të bërë diçka që ishte konstruktuar si PPP apo konçesion pra duhej bërë nga paratë e atij që mori kontratën. Dhe pyetja e tretë është kush fshihet pas kompanive dhe pse janë regjistruar në parajsa fiskale. Me këto tre pyetje një prokuror normal të siguroj që të gjithë ata që fshihen pas aferës së inceneratorëve qofshin këta..

Baton Haxhiu: Po të isha në pozicionin tuaj asnjë prej këtyre tre argumentave nuk do ta kisha përmend.

Lulzim Basha: Mirë dakord, e dëgjova opinionin tënd. Lorenc në qoftë se, zoti Vangjeli në qoftë se një prokuror do të kishte guximin t’i bënte këto pyetjet të siguroj që sot, drejtuesit më të lartë politik të pushtetit, drejtuesi apo drejtues të një prej televizioneve kombëtare që ka marrë edhe fushatën që edhe ku janë demontuar si fabrikime fallco vazhdon fushatën, pse?  pikërisht që të mos flitet për inceneratorët si dhe ata që kanë qenë zbatuesit sot do të ishin pjesë e një makro procesi anti-mafia.

Fationa Medini: Zoti Basha unë kam një pyetje të katërt ? Ju kur të vini në pushtet a do ti anuloni këto koncesione që ju I konsideroni sit ë korruptuara?

Lulzim Basha: Padiskutim, jo vetëm kaq.

Fevziu: Dhe përgjigje të drejtëpërdrejtë.

Lulzim Bash: Padiskutim dhe nga kjo studio kemi shpallur edhe mënyrën sesi. Ligjin e ri anti-mafia me anë të cilit jo vetëm do ti anulojmë por do të bëjmë të mundur por do të bëjmë të mundur edhe rikuperimin e të ardhurave dhe të ardhurat e shtetit shqiptar, të taksapaguesve shqiptarë nuk do të shkojnë, nuk do të zhduken në parajsa fiskale por do të shkojnë për të paguar pensionistët e Elbasanit, të Fierit, të Tiranës. Do të shkojnë për të ndihmuar familjet në nevojë ekonomike që sot janë dyfishuar për shkak të krizës.

Fatjona Medini: E vërtetë. Por zoti Basha ndërkaq edhe qeveria Rama në momentin kur erdhi në pushtet tha që disa nga koncesionet e bëra gabim do ti anullonte por ndërkaq sot është duke humbur shumë çështje në arbitrazh. Nga ana tjetër çfarë ju siguron ju që ju nuk do ti humbni këtë çështje në arbitrazh, sepse është komode të thuash nga opozita që unë do ti anulloj?

Lulzim Basha: Po. Ja ku është përgjigjia. Një kontratë e paligjshme sjell pavlefshmëri. Ky është një koncept bazë i ligjit. Një kontratë e lidhur në mënyrë të paligjshme është sjell pavlefshmëri. Ktheje i mbrapa ju lutem, aty ku e kishim te e para se është përgjigjja ndaj pyetjes së zonjës Medini. Dhe çdo gjë që palët i kanë dhënë njëra tjetrës merret dhe kalon në të ardhurat e shtetit. Ky është mekanizmi bazë. Pra në qoftë se ti e ke bërë pa garë, në qoftë se ti kompaninë e ke krijuar një ditë para tenderit, në qoftë se ti nuk ke respektuar angazhimet kontraktuale apo në qoftë se procesi i lidhjes së kontratës ka qenë në kundërshtim flagrant me ligjin nga momenti i lidhjes së kontratës dhe deri në momentin e zhbërjes gjithçka është e paligjshme dhe duhet të zhbëhet nga fillimi.

Ngjarja paraprake

Udhëheqësi i OBSH-së po akuzohet se po ndihmon kriminelët në Etiopi

Ngjarja e ardhëshme

Shpend Ahmeti: Ndërtimi i Rrugës A mund të fillojë në vitin e ardhshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian